image Buzhala tallet me VV-në: Më shumë demokraci po duket në referendumet e Rusisë në Luhansk
[wp-story id="814678"]

Politikë

Buzhala tallet me VV-në: Më shumë demokraci po duket në referendumet e Rusisë në Luhansk

news image

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur sot zgjedhjet e brendshme partiake për të zgjedhur kryetarin e ri të saj. Për këtë pozitë garon vetëm një person, Albin Kurti. Në lidhje me këtë, kritika pati gazetari Berat Buzhala.

VV-ja përpos që ka veç një kandidat për kryetar, garën nuk e lejoi edhe nëpër shumë degë të saj, ku eliminoi disa kandidatë pa ndonjë justifikim.

Për këtë, Buzhala ka bërë një status në llogarinë e tij në Facebook.

“Muj me ju garantu me cka te doni, kur i organizojshin zgjedhjet neper dege, gjithe konkurrojshin bile kah 2 kandidat”, u shpreh ai për komunistët jugosllavë.

“LVV e ka vendose nje standard te ri ne politike, sa i perket zgjedhjeve te brendshme. Ja ka q.r. demokracise. Ma shume demokraci po doket ne keto referendumet e Rusise ne Luhansk e Kharkov”, shkroi në fund Berat Buzhala.

/GazetaSinjali/