image Buzhala për takimin e Osmanit me Mesiqin e Topin: Po i koordinon hapat me dy burra që nuk kanë pozitë shtetërore që 10 vjet

Kosovë

Buzhala për takimin e Osmanit me Mesiqin e Topin: Po i koordinon hapat me dy burra që nuk kanë pozitë shtetërore që 10 vjet

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me ish presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin dhe ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë takim ka reaguar gazetari Berat Buzhala, i cili e konsideron “qesharak” këtë takim.

Ai tha se Presidentja po i koordinon hapat me dy burra që nuk kanë asnjë pozitë shtetërore që 10 vjet.

“Shume funny qiky takim. Presidentja Osmani po i koordinon hapat me dy burra qe nuk e kane bash asnjë pozite shtetërore qe nja 10 vjet”, ka shkruar Buzhala.

“Nuk o veç hajgare, ama ne Shqipëri ma shume vetmi unë e Batoni se Bamir Topi”, ka shtuar ai.

Rrafsh kush hesape nuk ta bon, bile kane harru qe osht kane President nojhere. Po, qysh thojne, kur nuk ka pula bon edhe sorra. Shyqyr bile i ka taku ne Prishtine, nafte nuk kena shpenzu“, ka përfunduar Buzhala. /GazetaSinjali/

.