image Butrint Imeri zbulon se me kë kaloi ditën

Bota e Yjeve

Butrint Imeri zbulon se me kë kaloi ditën

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri ka treguar se me kë ka kaluar ditën e sotme.

Artisti përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram, ku numëron mbi 792 mijë ndjekës, ka publikuar një fotografi me gjyshin e tij.

“S’ka sen ma t’mire se me kalu ni dite t’plote me gjyshin…”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Anipse është tejet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, këngëtari nuk heziton të tregojë se gjen kohë të kalojë edhe me familjen.

Butrinti aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Dream Girl” që është në bashkëpunim me Nimon. Kënga është publikuar më 1 gusht dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/