image Butrint Imeri zbulon 11 vendet ku do të performojë gjatë muajit maj

Bota e Yjeve

Butrint Imeri zbulon 11 vendet ku do të performojë gjatë muajit maj

news image

Suksesi i këngëtarit të famshëm, Butrint Imeri, nuk ka të ndalur, fama e tij përveç trojeve shqiptare tashmë ka arritur edhe në mbarë botën.

Këtë e dëshmon agjenda e tij e ngarkuar, pasi që vetëm brenda datës së 2 majit ai do të jetë në tri koncerte të ndryshme, në vendlindjen e tij në Mitrovicë, Suharekë si dhe në Ferizaj.

Të nesërmen me datë 3 maj artisti do të performojë në Pejë, ndërkaq me 7 maj në kryeqytet.

Fansat e Butrintit të cilët jetojnë në Dusseldorf të Gjermanisë kanë rastin ta shijojnë muzikën e tij me datë 13 maj. Ndërkohë, pranë shqiptarëve të Italisë këngëtari i hitit “Dale” do të jetë i pranishëm më datë 21 maj.

Gjatë asaj jave Butrinti do të jetë sërish i pranishëm në Itali, pasi që do të performojë në qytetin Brescia më datë 27, pastaj të nesërmen ai do të udhëtoj për në Zvicër pasi që do të jetë i pranishëm në festivalin “Kuq e Zi” të mbajtur në qytetin Amriswil.

Ndërkaq, më datë 29 maj Butrintin e gjejmë në Londër në festivalin “Fundjava”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "모 BUTRINT İMERİ 02 MAJ HASHTAG, MITROVICE 13MAJ. THEILLYRIAN GLAMOUR, DUSSELDORF 02 MAJ INFINIT CLUB, SUHAREKE 21 MAJ. GALISIA, FIRENZE 02 MAJ COCO CLUB, FERIZAJ MAJ. NUMBER ONE, BRESCIA 03 MAJ TRANSIT CLUB, PEJE MAJ. "KUQ ZI" FESTIVAL, AMRISWIL AMRI 04 MAJ. VENOM, PRISHTINE 29 MAJ FUNDJAVA, LONDON MAJ. AVALON CLUB, LUZERN MAJ"

Butrinti shkëlqeu edhe gjatë verës duke iu ofruar fansave të tij hitin “Dale”, që e solli në bashkëpunim me Kidën dhe Ledri Vulën.

“Dale” e publikuar 9 muaj më parë ka shënuar rekord pasi që ka arritur 100 milion klikime në kanalin YouTube.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-90.png

/GazetaSinjali/