Butrint Imeri është njëri prej artistëve më të pëlqyer shqiptar. Artisti është tejet aktiv në muzikë dhe veçse e ka gati projektin e ri muzikor, të cilin e ka paralajmëruar javën e kaluar.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Butrinti ka zbuluar se kënga titullohet “M’ke rrejt” dhe pritet të publikohet javën e ardhshme, e shoqëruar edhe me videoklip.
“Kënga titullohet M’ke rrejt, tekstin e kam shkruar unë, muzikën e ka bërë BigBang, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Supercut”, ka thënë artisti për Gazetën Sinjali.
Më tutje, ai ka treguar gjithashtu se ky projekt muzikor do të publikohet gjatë javës së ardhshme, por që ende nuk e ka definuar datën e saktë.
Anipse kënga nuk është lansuar ende për publikun, një pjesë e kësaj kënge e publikuar në profilin e Butrintit në rrjetin social Instagram, tashmë ka arritur mbi 1 milion klikime.
“1 milion u bonen, erdh koha me publiku”, ka shkruar ai në një postim në InstaStory.
Kujtojmë se “Dream Girl” është projekti i fundit muzikor i artistit në bashkëpunim me Nimon. Kënga është publikuar më 1 gusht dhe për momentin në YouTube është duke numëruar mbi 11 milionë klikime./Gazeta Sinjali/