image Butrint Imeri shfaq talentin në piano, interpreton "live" këngën "Për një dashuri"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Butrint Imeri shfaq talentin në piano, interpreton “live” këngën “Për një dashuri”

news image

Butrint Imeri është njëri prej artistëve më të pëlqyer shqiptar.

Së fundmi këngëtari publikoi remixin e këngës “Për një dashuri”, në bashkëpunim me këngëtarin gjithashtu të njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, shkruan Gazeta Sinajli.

Ky version i kësaj kënge u prit mirë nga publiku dhe deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube.

Për t’i falënderuar fansat për mbështetjen e dhënë në këtë projekt, Butrinti ka vendosur ta interpretojë “live” si dhe të tregojë talentin në piano.

Video të këtij interpretimi artisti i ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës./Gazeta Sinjali/