Butrint Imeri është njëri prej artistëve më të pëlqyer shqiptar.
Së fundmi këngëtari publikoi remixin e këngës “Për një dashuri”, në bashkëpunim me këngëtarin gjithashtu të njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, shkruan Gazeta Sinajli.
Ky version i kësaj kënge u prit mirë nga publiku dhe deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube.
Për t’i falënderuar fansat për mbështetjen e dhënë në këtë projekt, Butrinti ka vendosur ta interpretojë “live” si dhe të tregojë talentin në piano.
Video të këtij interpretimi artisti i ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës./Gazeta Sinjali/