Këngëtari i mirënjohur shqiptar Butrint Imeri, ka gati projektin më të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Direkt prej furrës…”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos në të cilën shihet duke kënduar këngën e re, të cilës nuk ia ka bërë të ditur ende titullin.
Butrinti nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të publikohet projekti dhe mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse ai do ta bëjë publike datën./Gazeta Sinjali/