image Butrint Imeri pranon një dhuratë të veçantë nga fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Butrint Imeri pranon një dhuratë të veçantë nga fansat

news image

Artisti i njohur shqiptar Butrint Imeri, është tejet aktiv si në muzikë me këngë të reja dhe mbrëmje muzikore, ashtu edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron mijëra ndjekës.

Së fundmi në profilin e tij në Instagram, artisti ka publikuar një imazh, ku shfaq një dhuratë tejet të veçantë që e ka pranuar nga fansat mbrëmjen e djeshme në Shkodër, transmeton Gazeta Sinjali.

Në fotografinë e publikuar shihet se pas përfundimit të koncertit, Butrinti ka pranuar një portret nga fansat. Artisti ka zgjedhur të pozojë plot buzëqeshje në fotografi, kështu duke e falënderuar publikisht atë që e ka punuar.

“M’ke rrejt” është projekti i fundit muzikor i artistit. Kënga është publikuar më 14 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 6 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/