image Butrint Imeri paralajmëron një tjetër bashkëpunim

Bota e Yjeve

Showbiz/ Butrint Imeri paralajmëron një tjetër bashkëpunim

news image

Artisti i njohur njëherësh shumë i dashur shqiptar, Butrint Imeri e ka gati projektin e ri muzikor.

Imeri për publikun sërish do të sjellë një bashkëpunim, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një komenti në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

“A po vjen ndonjë bashkëpunim tjetër me ndonjë artist tjetër?”, ishte pyetja e një ndjekësi, të cilës nuk ka hezituar t’i përgjigjet Butrinti.

“Po”, ka thënë ai shkurtimisht duke mos bërë të ditur detaje të tjera rreth projektit të ri.

“Për një dashuri”, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun është projekti i fundit muzikor i Butrintit. Kënga është publikuar më 19 shkurt dhe deri më tani numëron mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/