image Butrint Imeri ka gati këngën e re, publikon video nga studio

Bota e Yjeve

Showbiz/ Butrint Imeri ka gati këngën e re, publikon video nga studio

news image

Butrint Imeri është njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Këngëtari krahas muzikës është tejet aktiv edhe në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 816 mijë ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi në po këtë rrjet, Butrinti ka publikuar një video në të cilën shihet në studio duke incizuar një këngë.

Ai ka zgjedhur që të mos zbulojë shumë për këtë këngë, por që me anë të një emotikoni ka treguar se së shpejti do të publikohet.

“Dream Girl” është projekti i fundit muzikor i Butrintit në bashkëpunim me Nimon. Kënga është publikuar më 1 gusht dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/