image Butrint Imeri ka gati këngën e parë të këtij viti

Bota e Yjeve

Showbiz/ Butrint Imeri ka gati këngën e parë të këtij viti

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri ka gati projektin e parë muzikor për vitin 2020.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti, i cili ka treguar se kënga do të publikohet përgjatë këtij muaji, shkruan Gazeta Sinjali.

Anipse artisti nuk ka zbuluar sesi do të titullohet kënga, ai ka marrë komente të shumta nga fansat, të cilët janë shprehur të entuziazmuar për projektin e ri.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i artistit është kënga “M’ke rrejt”, që është publikuar më 14 dhjetor të 2019. Kënga deri më tani numëron mbi 15 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/