image Butrint Imeri interpreton "live" këngën "M'ke rrejt", ka një mesazh për fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Butrint Imeri interpreton “live” këngën “M’ke rrejt”, ka një mesazh për fansat

news image

Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të pëlqyer shqiptarë. Artisti më 14 dhjetor publikoi projektin më të ri muzikor “M’ke rrejt”, i cili u prit mirë nga publiku.

Në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe suksesin që ka arritur kënga e re, Butrinti ka vendosur që të interpretojë “live” një pjesë të kësaj kënge, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një video të publikuar në Instagram, artisti i ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe fansat për suksesin e “M’ke rrejt”, si dhe i ka uruar që të kalojnë momente të mira në ditët e fundit të këtij viti nën tingujt e këngëve që i bëjnë të lumtur.

https://www.instagram.com/p/B6OB8bWl-Gv/

“M’ke rrejt” në vetëm tri ditë që nga publikimi ka arritur të mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/