Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të pëlqyer shqiptarë. Artisti më 14 dhjetor publikoi projektin më të ri muzikor “M’ke rrejt”, i cili u prit mirë nga publiku.
Në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe suksesin që ka arritur kënga e re, Butrinti ka vendosur që të interpretojë “live” një pjesë të kësaj kënge, transmeton Gazeta Sinjali.
Në një video të publikuar në Instagram, artisti i ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe fansat për suksesin e “M’ke rrejt”, si dhe i ka uruar që të kalojnë momente të mira në ditët e fundit të këtij viti nën tingujt e këngëve që i bëjnë të lumtur.
“M’ke rrejt” në vetëm tri ditë që nga publikimi ka arritur të mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/