Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri tashmë ka nisur sezonin vjeshtor të koncerteve. Në pamundësi për t’i mbushur klubet e natës në Kosovë, për shkak të masave, Butrinti po i “kall” koncertet në diasporë.
Së fundmi këngëtari ka “ndezur” njërin nga klubet në Luzern të Zvicrës, ku ka argëtuar fansat e tij tejmase.
“Çka mendoni ju?”, ishte një pyetje që Butrinti e ka bërë poshtë videos së shpërndarë në Instagram, ku shihet një numër i madh i fansave të tij.
E padyshim se Butrinti po i tejkalon edhe ato “çka po mendojmë ne”, me sukseset e tij të njëpasnjëshme.
Kujtojmë se kënga e fundit e Butrintit, “Kuku” është shndërruar shpejt në një hit viral në Internet dhe deri tani ka 9.4 milionë klikime.