image Butrint Imeri e ka gati këngën e re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Butrint Imeri e ka gati këngën e re

news image

Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të dashur shqiptar. Këngëtari krahas muzikës është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron mijëra ndjekës.

Së fundmi në profilin e tij në Instagram, artisti ka bërë të ditur se e ka gati projektin e ri muzikor, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ka thënë se së shpejti do të publikohet kënga e re.

Kënga e re së shpejti më ndiqni në platformën Spotify”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë duke mos treguar detaje të tjera rreth projektit.

“Dream Girl” është projekti i fundit muzikor i artistit në bashkëpunim me Nimon. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/