Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të dashur shqiptar. Këngëtari krahas muzikës është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron mijëra ndjekës.
Së fundmi në profilin e tij në Instagram, artisti ka bërë të ditur se e ka gati projektin e ri muzikor, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ka thënë se së shpejti do të publikohet kënga e re.
“Kënga e re së shpejti më ndiqni në platformën Spotify”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë duke mos treguar detaje të tjera rreth projektit.
“Dream Girl” është projekti i fundit muzikor i artistit në bashkëpunim me Nimon. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/