image Butrint Imeri 'djeg' Ferizajn, full koncerti i tij edhe pse performonin artistë të tjerë mbrëmë

Bota e Yjeve

Butrint Imeri ‘djeg’ Ferizajn, full koncerti i tij edhe pse performonin artistë të tjerë mbrëmë

news image

Këngëtari kosovar që ka thyer të gjitha rekordet me këngët e tij, Butrint Imeri, po vazhdon t’i mbajë koncertet gjithandej Kosovës, duke mbushur sallat e diskotekat me fansat e tij të shumtë.

Vetëm në Ferizaj, Butrinti ka mbajtur koncerte për disa herë me radhë, duke performuar të gjitha këngët e tij, që padyshim se janë hite.

Interesimi në koncertin e mbrëmshëm në Ferizaj ka qenë tepër i madh, gjë që shihet edhe nga videot që ka publikuar këngëtari në Instagram. E ajo që bie në sy është se pavarësisht se në Ferizaj mbrëmë kanë performuar edhe artistë të tjerë të estradës, Butrinti siç duket edhe këtë herë ka zënë vendin e parë, duke e ‘djegur’ lojën.

Këtu mund t’i shihni storiet e publikuara nga Butrinti.

/GazetaSinjali/