Barcelona ka fituar ndaj Dynamo Kievit në udhëtim me rezultatin minimal 0:1.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë duel e realizoi, talenti Ansu Fati pas 70 minutave lojë.
Një moment interesant ndodhi në këtë duel me mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.
Gjatë një dueli me një lojtar kundërshtar, Busquets ‘aktroi’ duke pretenduar se është lënduar rëndë – por mënyra se si ai çohet dhe vazhdon të ndjekë kundërshtarin duke lënë të kuptohet se simuloi është bërë virale në rrjetet sociale.
Ja momenti epik:
Estoy gritando con Busquets pic.twitter.com/wkJRQzX6W9
— ????️ (@finallyDEPablo) November 2, 2021