image Bushi: Brenda 2-3 ditëve mbërrijnë trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari

Rajon

Bushi: Brenda 2-3 ditëve mbërrijnë trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari

news image

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Veriore, Nazim Bushi, ka bërë të ditur se kanë kontaktuar me familjarët e viktimave, si dhe kanë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për të marrë analizat e AND-së.

Gjatë tërë ditës ne si Ministri e Punëve të brendshme kemi ndërmarrë nëpërmjet sektorëve të punëve të brendshme duke filluar nga Dibra në Shkup. Kemi kontaktuar familjarët e viktimave, kështu që kemi dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për të marrë analizat e AND-së”, tha Bushi.

Ai thekson se nuk ka asgjë zyrtare dhe nuk dihet ende arsyeja se pse ndodhi si dhe po presin nga autoritetet bullgare.

Ende nuk kemi asgjë zyrtare, presim, arsyet nuk i dimë për çka, po presim hetimet nga autoritetet bullgare, dhe ditëve në vijim do të ju informojmë gjithçka. Trupat e viktimave mendohet të mbërrijnë brenda dy ose tre ditëve”, tha Bushi për Alsat. /GazetaSinjali/