image Burrin që deshën ta varrosnin, e vërejnë që po merrte frymë

Botë

Burrin që deshën ta varrosnin, e vërejnë që po merrte frymë

news image

Një incident i çuditshëm ka ndodhur në një fshat në Liban pasi që një burr që u shpall i vdekur, në funeralin e tij vajtuesit që qëndronin pranë arkivolit të hapur vunë re se ai po merrte frymë.

Njerëzit që erdhën për t’i bërë nderimet e të ndjerit, pasi që e kuptuan se ai ishte gjallë, filluan të xhirojnë me telefonat e tyre. Në ato pamje që tani po qarkullojnë në internet shihen njerëz të mbledhur pranë arkivolit dhe shihet një grua duke qarë teksa prek  “të ndjerin e gjallë”.

Pasi që e vunë re që po merrte frymë, ata fillojnë t’i japin frymëmarrje artificiale.

Mediet lokale raportojnë se mjeku “i shpalli të vdekurin të gjallë”, por nuk sqarohet se si ndodhi ky lëshim, i cili mund të kishte përfunduar me varrimin e njeriut të gjallë. /GazetaSinjali/