image Burri sulmon gruan ndërsa djali-nënën në dy raste të ndara të dhunës në familje në Gjakovë

Kosovë

Siguri/ Burri sulmon gruan ndërsa djali-nënën në dy raste të ndara të dhunës në familje në Gjakovë

news image

Dy gra janë sulmuar fiziksht në raste të ndara në Gjakovë.

Njëra është sulmuar nga bashkëshorti i saj ndërsa rasti tjetër ka ndodhur kur i biri e ka sulmuar nënën e tij, ku për pasojë të dyja kanë marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosvës, përmes raportit 24 –orësh.

Sipas policisë lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, si të dyshuar për dhunë në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka keqtrajtuar nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti i dytë i sulmit ai ndaj bashkëshortës poashtu ka ndodhur rreth orës 3:00 të pasmësnatës, në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Rastet e dhunës ndaj femrave në këtë komunë nuk janë të rralla, ku kohë më parë pati edhe raste të viktimave që përfunduan me fatalitet./Gazeta Sinjali/