Një burrë është filmuar duke ushtruar dhunë ndaj gruas në mes të Tiranës.
Sipas qytetareve, ata janë çift bashkëshortësh, të cilët po debatonin në fillim me fjalë, por më pas situata ka degjeneruar në dhunë.
Qytetari tregon se gruaja i kërkonte sqarime burrit të saj lidhur me një çështje, por ai nuk pranonte të fliste dhe e kërcënonte të largoheshe pasi do “hante dru”.
Pas pak minutash debat, gruaja është larguar, por ai e ka ndjekur mbrapa duke e goditur.
E gjendur në këtë situatë gruaja është përpjekur që të vetëmbrohet./Gazeta Sinjali/
“Ik se do hash dru!”/ Plas në qendër të Tiranës, burri qëllon “sa t’i hajë krahu” gruan në mes të gjithë njerëzve on Vidnews.