Një femër në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari për sulm ndaj gruas së tij nuk është gjetur nga policia, ndërkohë që viktima me vetë dëshirë është kthyer në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:30, në Fushë Kosovë./GazetaSinjali/