image Burri paditi kompaninë "Apple", tha se një aplikacion e bëri homoseksual

Botë

Botë/ Burri paditi kompaninë “Apple”, tha se një aplikacion e bëri homoseksual

news image

Një burrë rus e ka dorëzuar një padi kundër kompanisë “Apple”, duke thënë se një aplikacion në iPhone e bëri atë homoseksual dhe ndikoi që ta braktiste të dashurën për një burrë.

Megjithatë, ai hoqi dorë nga padia pas mbajtjes së seancës së parë për këtë rast.

“Sot vendosëm të heqim dorë nga kërkesat ligjore”, tha avokatja e tij, Sapizhat Gusnieva, pa mbajtjes së seancës së parë me dyer të mbyllura në një gjykatë të Moskës.

Klienti i saj, i identifikuar në padi si D.E. Razumilov, nuk dëshiron që rasti të vazhdojë më, tha avokatja para gazetarëve të mbledhur para gjykatës.

Ajo shtoi se Razumilov-i është përballur me presion në internet pasi urrejtësit i gjetën të dhënat e tij dhe përkrahësit e kompanisë “Apple” filluan t’i shkruajnë atij.

Në ankesën e dorëzuar në gjykatë, ky burrë pretendoi se u bë homoseksual pasi porositi kriptovaluta “BitCoin” përmes një aplikacioni, por pranoi kriptovaluta të tjera, të quajtura “GayCoin”, të cilat erdhën me mbishkrimin “Mos gjyko para se ta provosh”.

Pas kësaj, ai ishte ndarë nga e dashura dhe e kishte nisur një lidhje me një burrë, gjë që e turpëroi, pretendon avokatja.

Ai kërkoi nga kompania amerikane që ta dëmshpërblejë atë me një milion rubla ruse, të cilat e kanë vlerën e rreth 15 mijë e 670 dollarëve amerikanë, shkruan “Daily Mail”./Gazeta Sinjali/