Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar domestos pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur para disa ditësh, por Policia është njoftuar gjatë ditës sa djeshme, nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ku viktima ka marrë trajtim mjekësor.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës thonë se viktima fillimisht ka marrë trajtim në QMF, e pastaj është dërguar në QKUK.
Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një telefon. Sinjali mëson se nga nervoza dhe mllefi që gruaja kishte me burrin për shkak se ky i fundit nuk ia kishte rregulluar telefonin që ia theu, vendosi të konsumojë preparat kimik.
Policia i është përgjigjur rastit dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke intervistuar palët në stacion, me ç’rast ndaj të dyshuarit me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast.