Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, kurse viktimë e kësaj dhune janë gratë që sulmohen fizikisht nga burrat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Podujevë ku policia ka arrestuar një burrë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia ka njoftuar se para sulmit i dyshuari dhe viktima kanë pasur mosmarrëveshje verbale mes vete.
Viktima pas sulmit për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për në QKUK, ku dhe po vazhdon trajtimin.
Ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/