Një burrë nga Malisheva e ka thyer karantinën gjatë ditës së djeshme.
Ai është arrestuar dje rreth orës 14:30, pasi siç njofton Policia, kishte dalë me veturë nga Malisheva, e cila është futur në karantinë me vendim të qeverisë, duke shkuar në Rahovec
“Rahovec, Malishevë 05.04.2020 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor me veturën e tij është hasur jashtë zonës së Malishevës zonë e cila me vendim të qeverisë është në izolim – karantinë”, njofton Policia në raportin 24-orësh.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt dhe është kthyer në Malishevë me përcjellje të Policisë. /Gazeta Sinjali/