image Burri nga Klina bashkë me motrën e rrah gruan e tij, ajo merr ndihmë mjekësore

Kosovë

Dhunë/ Burri nga Klina bashkë me motrën e rrah gruan e tij, ajo merr ndihmë mjekësore

news image

Një grua në Klinë ka raportuar mbrëmë në Polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj dhe motra e tij.

Si pasojë e këndimeve të marra, asaj i është dashur të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa bashkëshorti i saj dhe motra e tij janë arrestuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit, burri është ndaluar për 48 orë, ndërsa motra e tij është liruar në procedurë të rregullt.

“Klinë 25.04.2020-18:50.Viktima femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti dhe motra e tij kanë ushtruar dhunë  fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia në raportin 24-orësh. /Gazeta Sinjali/