image Burri në Podujevë rrah gruan dhe vajzën 10-vjeçare, arrestohet

Siguri

Burri në Podujevë rrah gruan dhe vajzën 10-vjeçare, arrestohet

news image

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një burrë në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe vajzës 10-vjeçare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa viktimat me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi.

/Gazeta Sinjali/