image Burri në Pejë përfundon në pranga, gruaja e denoncon për dhunë të vazhdueshme në familje

Siguri

Burri në Pejë përfundon në pranga, gruaja e denoncon për dhunë të vazhdueshme në familje

news image

Mosmarrëveshjet mes çifteve kosovare shpesh herë eskalojnë në dhunë psikike e fizike. Zakonisht viktima në të tilla raste janë gratë, të cilët detyrohen të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Në stacion policor dje kanë përfunduar edhe një çift nga Peja, të cilët janë të martuar tash e sa vite bashkë.

Sinjali mëson se 55-vjeçarja ka deklaruar se i shoqi e dhunon psiqikisht dhe fizikisht në mënyrë sistematike.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/