image Burri në Obiliq denoncohet nga gruaja me të cilën bashkëjetoi, ajo raporton se e kërcënoi pasi u ndanë

Siguri

Burri në Obiliq denoncohet nga gruaja me të cilën bashkëjetoi, ajo raporton se e kërcënoi pasi u ndanë

news image

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi edhe një grua nga Obiliqi, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar për një periudhë të caktuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se i dyshuari, për motive akoma të panjohura, e ka kërcënuar përmes telefonit, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për R.K., i cili akoma nuk është kapur nga Polica, përkundër kërkimeve në disa pjesë, nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tij.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka nisur hetimet për arrestimin dhe ndalimin e tij, teksa rasti është iniciuar si “Kanosje”.

/GazetaSinjali/