Një burrë është arrestuar dje në Kaçanik për sulm seksual ndaj një të miture, raporton Gazeta Sinjali.
Ankuesja femër ka informuar se i dyshuari mashkull, që një kohë është duke ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/