Në fshatin Pladenicë të Komunës së Hanit të Elezit, dje rreth orës 15:00, një person ka njoftuar policinë se shtëpia e tij ishte e përfshirë në flakë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët ishin në afërsi të ngjarjes kanë thënë se deri tek incidenti dyshohet se ka ardhur si rezultat se i dëmtuari gjersa ishte duke e pastruar oborrin e tij, i kishte ndezur disa mbetje të oborrit, të cilat kishin hyrë deri në brendësi të shtëpisë.
Nga ajo që ka mësuar Sinjali, i dëmtuari ishte njoftuar nga djali i tij se shtëpia e tij, e pabanuar, kishte marrë flakë. /GazetaSinjali/