image Gjakovë/ Burri rrah brutalisht ish-gruan e tij, e bën për spital - Sinjali

Gjakovë/ Burri rrah brutalisht ish-gruan e tij, e bën për spital

news image

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një ndër problemet më të mëdha në Kosovë, ku viktima kryesisht janë gratë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe sot në Gjakovë, ku një burrë ka rrahur ish-gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se për shkak të goditjeve nga burri i saj gruaja është alivanosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërsa burri i dyshuar për dhunë në familje është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin