image Burri në Fushë Kosovë ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes, përfundon në Polici

Siguri

Burri në Fushë Kosovë ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes, përfundon në Polici

news image

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj pas konflikteve verbale që kanë pasur mes vete.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike në vazhdimësi ndaj saj, duke i bërë presion e duke e poshtëruar me fjalë të ndryshme.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe dhe ka vendosur të kthehet te familja e saj për shkaqe sigurie.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/