image Burri në Drenas bën për spital djalin e tij të mitur, përfundon në pranga

Siguri

Burri në Drenas bën për spital djalin e tij të mitur, përfundon në pranga

news image

Veprimet e fëmijëve shpesh herë revoltojnë prindërit e tyre të cilët marrin masa radikale. Kështu ka vepruar edhe një burrë në Drenas dhe si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj djalit të tij të mitur, ka përfunduar në pranga, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 16-vjeçari është dërguar atje me lëndime në fytyrë të cilat dyshohet se i ishin shkaktuar si pasojë e sulmit fizik.

Të miturit i është ofruar ndihmë mjekësore dhe ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë shoqëruar për intervistim 16-vjeçarin.

Në praninë e nënës së tij dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, i mituri ka rrëfyer gjithë ngjarjen, ku ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me babain e tij, ai është sulmuar fizikisht nga 44-vjeçari.

I dyshuari është arrestuar e më pas është intervistuar në stacion të Policisë dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

/GazetaSinjali/