image Burri kërcënon ish-bashkëshorten e tij në Vushtrri

Siguri

Burri kërcënon ish-bashkëshorten e tij në Vushtrri

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e djeshme rreth orës 14:13 një person, i cili dyshohet se e ka kërcënuar ish bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari është kapur në rrugën “Fatime Hetemi” në Vushtrri.

“Rr.Fatime Hetemi, Vushtrri, 09.12.2020-14:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/