Bashkëshorti i kandidates për deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mimoza Shahinit ka thyer heshtjen zgjedhore.
Muharrem Shahini, mbrëmë përmes profilit të tij në facebook, ka ftuar qytetarët për të votuar për gruan e tij e cila sivjet i ka hyrë garës për mandatin e deputetes.
Krahas numrit të kandidates dhe të partisë, Shahini ka postuar edhe një fotografi të bashkëshortes së tij me numrat zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky veprim i Shahinit është bërë përkundërse Lidhja Demokratike e Kosovës dje përmes një komunikate për medie ka kërkuar respektimin e rregullave të heshtjes zgjedhore, nga të gjithë dhe pa përjashtim.
Kjo parti, madje ka adresuar tek organet kompetente thyerjen e heshtjes zgjedhore ndaj një portali i cili përmes shkrimeve, sipas LDK-së ka shpifur ndaj kandidates për kryeministre nga LDK-ja dhe ka favorizuar haptas kandidatë të tjerë. / Gazeta Sinjali/