image Burri hidhet nga kati i 12-të i ndërtesës në Tiranë, detajet e para

Rajon

Rajoni/ Burri hidhet nga kati i 12-të i ndërtesës në Tiranë, detajet e para

news image

Nje 33-vjeçar ka ndërruar jetë në vend, pasi dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të.

Policia e Tiranes bën me dije e ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/