Nje 33-vjeçar ka ndërruar jetë në vend, pasi dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të.
Policia e Tiranes bën me dije e ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/