image Burri gjeti unazë të arit 18 karat, po e kërkon pronarin

Botë

Botë/ Burri gjeti unazë të arit 18 karat, po e kërkon pronarin

news image

Një zbulues amator i metaleve që zbuloi një unazë ari nga viti 1834 planifikon ta ribashkojë atë me pasardhësit e pronarit.

Unaza 18 karatësh mban emrin Elizabeth Honywood dhe datën e saj të vdekjes më datën 29 shtator 1834.

Besohet se unaza është bërë nga burri i saj, Thomas Honywood, i cili bleu unazën pas vdekjes së gruas së tij të dashur.

Unaza u gjet nga Geoff Smith, 51-vjeç, në plazhin Lancing. Ai ka përdorur detektorin e tij metalik si hobi që nga viti 2015 dhe thotë se e gjeti unazën disa javë më parë.

Ai iu drejtua komunitetit lokal përmes Facebook-ut për të kërkuar ndihmë në identifikimin e pronarëve.

Një banor zbuloi se Elizabeth Morth ishte martuar me Thomas Honywood në vitin 1810 në Horsham, West Sussex.  Ata nuk kishin fëmijë dhe ajo vdiq në 1834, në të njëjtin vit kur unaza u bë në Sheffield.

Smith spekulon se unaza mund të jetë bërë pas vdekjes së saj në shenjë kujtimi.

Hulumtimet e mëtutjeshme zbuluan tërë pemën e familjes Honywood dhe zbuluan se disa pasardhës jetojnë akoma në vend.

Liz Honywood kishte dy motra, njëra prej të cilave ishte Anna Morth, e lindur në vitin 1875, e cila u martua me George Simpkin më 1 mars 1819.

Për dallim nga motra e saj, Anna pati fëmijë dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i saj, Vivian Garner, u gjet se jetonte në të njëjtin qytet, por që kishte vdekur në vitin 2013. Tre nipërit e saj, Alexina, Stephen dhe Emmi janë akoma gjallë.

Smith dhe Alexina do të takohen së shpejti për të kthyer trashëgiminë e familjes  te pronarët e saj të ligjshëm./Gazeta Sinjali/