image Arrestohet një person në Deçan, i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Kosovë

Policia/ Arrestohet një person në Deçan, i dyshuar për armëmbajtje pa leje

news image

Një person është arrestuar në Deçan për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Gjatë punës hetimore në rastin ‘dhunë në familje’, policia ka arritur të zbulojë se i dyshuari A. Sh. 66 vjeçar ka në posedim një pushkë automatike AK-47.

Pas këtyre informacioneve, në konsultim me prokurorin e shtetit dhe me pëlqimin e të dyshuarit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar një pushkë automatike M47, dy karikatorë të pushkës automatike dhe pesëmbëdhjetë fishekë.

“I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Deçan, me ç’rast është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe pas këtyre veprimeve i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në komunikatën e policisë./GazetaSinjali/