Një grua nga fshati Sopi e Suharekës e ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, paraditen e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se ajo ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar përmes mesazheve telefonike.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/