image Burri djeg gruan me benzinë, fëmijët i nxjerr jashtë në minus 22 gradë

Botë

Policia/ Burri djeg gruan me benzinë, fëmijët i nxjerr jashtë në minus 22 gradë

news image

Një burrë në SHBA ka nxjerrë dy vajzat e tij të mitura jashtë në të ftohtë dhe më pas ka djegur bashkëshorten me benzinë, brenda ambienteve të shtëpisë së tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Gruaja e identifikuar si Savannah Baiely, 23 vjeçe, pësoi djegie në 60% të trupit pasi u përfshi nga flakët në shtëpinë e saj në Milwaukee, të rajonit Wisconsin, të SHBA-ve, në orët e para të 14 shkurtit. Wanda Baiely, nëna e Savannah, u shpreh për mediat lokale se mbesat e saj Cerenity, katër vjeç dhe Cemaya, një vjeçe u gjetën nga policia jashtë shtëpisë në temperatura që arrinin deri në minus 22 gradë Celsius, pa këpucë dhe veshje fare të holla.

Ajo pretendon se bashkëshorti i Savannah, prej kohësh ka pasur një sjellje abuzive, ndaj vajzës dhe fëmijëve. Fillimisht dyshohet se ai ka detyruar dy vajzat e mitura të qëndronin jashtë shtëpisë dhe më pas ka hedhur mbi trupin e Savannah, një sasi të konsiderueshme benzine dhe e ndez. Edhe pse ishte e përfshirë tërësisht nga flakët, 23-vjeçarja mundi që të dilte jashtë ambienteve të shtëpisë dhe për të shuar flakët, duke u zhytur në dëborë.

Ka qenë vetë gruaja që ka lajmëruar policinë, të cilët pas mbërritjes kanë bërë të mundur arrestimin e burrit të saj, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Si pasojë e flakëve të marr,  Savanna ka pësuar djegie të konsiderueshme në pjesën më të madhe të trupit, dhe për t’u rikuperuar i duhet t’i nënshtrohet një sërë operacionesh me një kohëzgjatje të përgjithshme rreth tre muaj. /Gazeta Sinjali/