image Burri 55-vjeçar dyshohet se e dhunoi gruan e tij 22 vjet më të re një javë pasi u martuan në Prizren

Siguri

Burri 55-vjeçar dyshohet se e dhunoi gruan e tij 22 vjet më të re një javë pasi u martuan në Prizren

news image

Policia e Kosovës sot njoftoi për arrestimin e një burri në Prizren, nën dyshimet se i njëjti ka dhunuar gruan e tij. Rastin e ka denoncuar në Polici gruaja e të dyshuarit, e cila ka deklaruar se burri i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Lidhur me këtë rast, Sinjali ka mësuar detaje të reja.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se burri që u arrestua është një 55-vjeçar, ndërsa gruaja e tij, të cilën dyshohet se e ka dhunuar është 33-vjeçare.

Sipas këtyre burimeve, viktima dhe i dyshuari para një jave janë martuar, por që jeta martesore për viktimën nisi në mënyrë të trishtë dhe ajo u detyrua ta denonconte në Polici burrin e saj.

Sinjali mëson se pasi viktima ka raportuar se si ka ndodhur ngjarja, prokurori ka urdhëruar të hapet rasti si “dhunim”.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa Policia njoftoi se hetimet për rastin po vazhdojnë.

/GazetaSinjali/