image Burgu ku rojet shihnin të gjitha qelitë nga çdo pozicion

Siguri

Botë/ Burgu ku rojet shihnin të gjitha qelitë nga çdo pozicion

news image

Prej 66 vjetësh nuk është më funksional, por burgu Autun në Francë është tashmë një monument kombëtar. Fotografi Romain Veillon është lejuar të shkrepë disa fotografi nga ndërtesa tejet e veçantë e këtij burgu.

Ai nisi të ndërtohet në vitin e largët 1854 dhe u përfundua brenda dy vitesh dhe deri në 1956-n, aty kanë vuajtur dënimin me mijëra të burgosur.

Ajo që e bën të veçantë këtë burg është forma e tij cilindrike, që i jepte mundësi gardianëve të kishin një pamje nga të gjitha qelitë në çdo pozicion që ata ndodheshin.

Këto ambiente nuk janë të hapura për qytetarët, por fotografi arriti të merrte një leje dhe realizoi foto nga ky vend i rrallë i vuajtjes së dënimit.

“Kam realizuar fotografi në burgje të ndryshme të Francës dhe së fundmi më erdhi në mendje ky burg. Jam mahnitur me konceptin e tij unik arkitektonik. Kisha lexuar në internet për këtë burg, i cili edhe pse sot është jashtë funksioni vijon të mbetet mbresëlënës”, është shprehur fotografi për Daily Mail.