Ish-gjeneralit të ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiqit, i është konfirmuar dënimi me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në Bosnje e Hercegovinë.
Apeli i Tribunalit të Hagës e ka shpallur sot fajtor Mladiqin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djelmosha myslimanë.
Mladiq, para katër vjetësh, u dënua me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës.
Por, pas ankesave të mbrojtjes, rasti u kthye në shkallën e dytë.
Ratko Mladiq u arrestua më 26 maj 2011 në Serbi, pas 16 vjetësh duke i ikur drejtësisë.