Kampionati i fubollit në Gjermani “Bundesliga”, ashtu si shumë kampionate të tjerë është pezulluar.
Ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi më i fundit që futboll nuk do të ketë të paktën deri në 2 prill, ndërsa është caktuar edhe një takim në fund të muajit mars.
“Shëndeti i të gjithëve është prioriteti ynë kryesor, por duhet të kuptojmë që nëse nuk kemi përfitime nga sponsorët apo e drejta televizive, financat do të bien ndjeshëm. Duhet të mendojmë edhe për ekonominë e punëtorëve. Një vendim duhet të merret patjetër mbi këtë situatë”, shprehet Kristian Seifert, presidenti i Ligës gjermane të futbollit.