image Bundesliga, 20 mijë teste për të mbyllur sezonin

Futboll

Futboll/ Bundesliga, 20 mijë teste për të mbyllur sezonin

news image

Gjermania duket gati për të përballuar fazën numër 2 edhe në nivel futbollistik. “Der Spiegel” ka zbuluar protokollin për rifillimin e kampionatit, duke i dhënë përgjigje edhe një dileme të madhe: çfarë do të ndodh nëse një lojtar rezulton pozitiv me Covid-19?

Do të izolohet vetëm ai në mënyrë që ndeshjet të vijojnë normalisht. Nëse lojtari nuk paraqet simptoma do të qëndroj në karantinë për 2 javë, nëse ka simptoma do të duhet të qëndroj edhe disa ditë më shumë pasi ti largohen simptomat në mënyrë që të rikthehet më pas të stërvitet me grupin. Gjermania ka gjetur një zgjidhje edhe sa i përket tamponëve, një problem për pjesën tjetër të Europës:

“Duhet të kujdesemi për industrinë tonë ku punojnë afro 60 mijë persona në të gjithë vendin”, shprehen përfaqësueses të Bundesligës. Sipas disa përllogaritjeve për të mbyllur sezonin duhen afro 20 mijë tamponë por shteti gjerman shkon përtej kësaj shifre duke vendosur në dispozicion afro 2 milion tamponë, nëse do të jetë e nevojshme, shifër kjo që për shumë vende të tjera të europës është e pamundur. Protokolli gjerman parashikon edhe një sërë masash të tjera, shishe uji të personalizuara etj. Në fushë, duke përfshirë lojtarë, staf, mjek e drejtues, nuk duhet të jenë më shumë se 98 persona. Pavarësisht se është shumë hapa përpara as në Gjermani nuk ka një datë fikse se kur mund të rifilloj sezoni, një datë paraprake është 23 maji.